E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca “Kuq e Zi”, platformë kundër regjistrimit të popullsisë

Aleanca “Kuq e Zi” ka bërë sot publike, atë që ajo e ka quajtur platforma e plan-veprimit kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare.
 

Në një tryezë të posaçme të zhvilluar në Tiranë përfaqësuesit e aleancës kanë theksuar se synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për këtë janë ngritur grupe aktivistësh në të gjithë Shqipërinë. Ata theksojnë se maratona do të zhvillohet në çdo qytet, brenda dhe jashtë Shqipërisë për të mbledhur edhe firmat e nevojshme.
 

Gjithashtu përfaqësuesit e aleancës “Kuq e Zi” theksuan se synimi është që peticioni kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare të firmoset kudo ku jetojnë shqiptarë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›