Shtohen të prekurit nga alergjitë, këshillohet marrja e vaksinës
14/03/2011 Bluzat e bardha konfirmojnë riaktivizimin e alergjive
Nisja e këtij muaji është shoqëruar me shtimin e komplikacioneve alergjike, që prekin jo vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe lëkurën pothuajse tek të gjitha grup-moshat. Lidhur me këtë mjekët alergologë pohojnë se tashmë kemi hyrë në një sezon ku alergjitë riaktivizohen si pasojë e disa faktorëve. Sipas tyre, është e rëndësishme që pacientët t’i drejtohen mjekut specialist menjëherë sapo të konstatojnë simptomat e para për të bërë provat e alergjisë, nëpërmjet të cilave përcaktohet metoda e trajtimit. Megjithatë, për personat që vuajnë nga këto shqetësime është e nevojshme paraqitja pranë mjekut për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore si dhe për marrjen e vaksinës trajtuese. Sipas përcaktimeve të bëra, provat e alergjisë bëhen për çdo grup-moshë. Simptomat, sipas tyre, duhet të trajtohen në veçanti te pacientët që kanë edhe patologji të tjera, pasi ato mund të rëndojnë organizmin. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha deklaron se është periudha e fillimit të pranverës e në këtë periudhë kemi sezonin e hershëm polenik, që ka të bëjë me polenizimin e pemëve, kryesisht të pemëve të larta. Sipas tij, simptomat kryesore në këtë periudhë te pacientët që vuajnë nga alergjitë janë: rrufë, kryesisht me bllokim hundësh, me të teshtima, me të kruara të theksuara të hundëve, me të kruara të qiellzës, me kollë të thatë mbytëse. “Provat janë të besueshme për gjithë jetën. Megjithatë, duhet të dimë se janë pluhurat e shtëpisë shkaktari kryesor i alergjisë në vendin tonë dhe në gjithë vendet e Mesdheut, që para 10 vjetësh kanë kapur 69-70 për qind të sëmundshmërisë alergjike në vendin tonë. Gjithashtu polenet e pemëve dhe sezoni i madh i barishteve të ulëta, që nis nga fillim i prillit, përsëri vazhdojnë të jenë në shifra 16-20 për qind në Shqipëri”, - konfirmon mjeku alergolog.