E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës, Rama ndjek nga afër aktivitetet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka ndjekur aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Verës.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, kryebashkiaku Rama është takuar me qytetarët të cilët po festojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar banorët e kryeqytetit duke theksuar se kjo festë është kthyer tashmë në një traditë për Tiranën.
 

Kjo traditë e hershme, që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë ka mbushur sot të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit me larmi aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës.
 

Ndërkohë Tirana për të shtatin vit radhazi i është bashkangjitur festimeve të mëdha në mbarë vendin për Ditën e Verës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›