E Diel, 1 Nëntor 2026

Petro Koçi: Anëtarësia të zgjedhë sistemin

• Deputeti socialist, Petro Koçi, propozoi dje që “për t’i dhënë një zgjidhje institucionale debatit të brendshëm në PS, lidhur me alternativën e partisë për sistemin zgjedhor, duhet që vendimin ta marrë anëtarësia e PS”. Sipas deputetit socialist, “Asambleja Kombëtare, sipas statutit, organizon voti-min e drejtpërdrejtë të anëtarësisë”. Ndaj ai theksoi se, “nëse duam ta bëjmë praktik vullnetin, sipas të cilit pushtetin vendimmarrës tashmë e ka anëtari i partisë, atëherë ky propozim duhet të pranohet menjëherë”. Koçi në vijim të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, i cili është zbatuar suksesshëm në PS, kërkoi që ky parim të përdoret edhe për seleksionimin e kandidatëve për deputetë.  “Ndryshe nga kryesia e partisë, unë mendoj se në listën e kandidatëve që do propozojë PS-ja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rreshtimin të mos e bëjë kryetari, por elektorati me votën e vet. Sidoqoftë vendimin përfundimtar për këtë çështje duhet ta marrë anëtarësia e partisë. Shpresoj që ky propozim të mirëkuptohet nga forumet e PS-së”, tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›