“Vetëm proporcional i personalizuar”
• Tryeza e 10 partive të vogla parlamentare doli me një vendim konkret përballë dy partive të mëdha PS-PD.Aristir LumeziFtesës së bërë nga Neritan Ceka iu përgjigjën të gjitha partitë e tjera parlamentare, të cilat ishin në union mes tyre.PAD, LSI, PR, PAA, PDS, PDR, PSD, PBDNJ, PBLD dhe PDK përforcuan qëndrimin e tyre të mëparshëm ndaj reformës zgjedhore, tani që PS dhe PD kanë dalë me propozime konkrete ndaj zgjedhjeve të ardhshme. Në tryezën e djeshme të partive parlamentare pati zhvillime interesante. Edhe mbështetësi më i madh i Partisë Socialiste, Skënder Gjinushi, ishte prezent në të, duke u radhitur në një grupim me partitë që kundërshtojnë sistemin spanjoll të mbështetur nga PS dhe PD. Të gjitha partitë e djathta kanë përgëzuar veprimin e LSI-së për ngritjen e një koalicioni të ri opozitar, duke e regjistruar edhe në gjykatë. Madje, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kërkoi që edhe partitë e djathta të krijojnë një lob të djathtë në formë koalicioni për të vendosur katër lobe politike në kuvendin e ardhshëm shqiptar. Madje, Ndoka është shprehur i gatshëm të braktisë dhe postin e ministrit, duke u shkëputur nga koalicioni i djathtë nëse kërkesat e partive të vogla parlamentare nuk merren parasysh dhe injorohen nga PD-ja. Regjistrimi i koalicionit “E Majta për Integrim” duket se ka krijuar jo pak tension në radhët e të majtëve. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka takuar dje kryetarin e PDS-së, Paskal Milo, para tryezës së partive parlamentare të vogla, duke dashur të mësojë se cili është qëndrimi i kësaj partie në lidhje me koalicionin e ri. Por nuk përjashtohet mundësia që Rama të ketë kërkuar sërish Milon për të bërë negociatorin mes tij dhe Ilir Metës për një afrim të mundshëm, siç ka ndodhur dhe në të kaluarën. Kërkesat Partitë e vogla i qëndrojnë sistemit proporcional të personalizuar, në të cilin do të njësohet vota e kandidatit me votën e subjektit politik. Sipas partive politike, ky sistem zgjedhor vjen i përmirësuar dhe nëpërmjet tij arrihet që pas përllogaritjes përfundimtare të mandateve në nivel kombëtar, të ketë një përputhje të plotë të përqindjes së mandateve në Kuvend me përqindjen e korrektuar të votave në shkallë vendi për çdo parti politike që kalon pragun. Gjithashtu partitë e vogla parlamentare kërkojnë që Kuvendi të ketë 140 vende me tavan të hapur, ku balanca të jetë 70/70 e mandateve maxhoritare dhe mandateve proporcionale. Ndërsa kërkojnë që raporti maxhoritar-proporcional të jetë i hapur për negocim. Sipas tyre, zgjedhjet të zhvillohen me një raund. Partitë e vogla parlamentare në kërkesën e tyre kanë përcaktuar qartë dhe mënyrën e prezantimit të kandidatëve. Konkurrimi në zonat një emërore maxhoritare bëhet midis kandidatëve me votim maxhoritar, ndërsa konkurrimi proporcional bëhet mbi bazën e listave të hapura të kandidatëve të partive politike. Partitë e vogla parlamentare përcaktojnë pragun elektoral 2.5 për qind. Në vendimin e djeshëm të tryezës së 10 partive, e cila në pjesën më të madhe përfaqësohej në nivelin më të lartë të tyre, kryetarëve të partive, kërkuan që diskutimi të rikthehej në Kuvend duke mbledhur Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore në datën 3 mars dhe reforma të mbarojë brenda muajit mars. Partitë në tryezëPADLSIPRPSDPAAPDRPDSPBDNJPDKPBLDKërkesat e 10 partiveProporcional i personalizuarKuvendi me 140 (70+70) vende dhe tavan i hapurVotimi me një raundKonkurrimi mbi bazën e listave të hapuraVota e njësuar, në një fletë votimiPragu elektoral 2.5 për qindKomisioni i posaçëm të mblidhet më 3 mars 2008Nëse nuk merren parasysh kërkesat, do të kërkohet referendumLesi: Sistemi maxhoritarKryetari i LDK-së, Nikollë Lesi rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e forcës që ai kryeson për sistemin e ardhshëm zgjedhor. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, kreu i LDK-së, tha se nuk ka marrë pjesë në tryezën e partive të vogla, të mbledhur gjatë ditës së djeshme, sepse, sipas tij LDK-ja është shprehur për sistem maxhoritar dhe për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100. “Nuk mora pjesë në takimin e partive të vogla sepse LDK është e mendimit që sistemi zgjedhor duhet të jetë vetëm maxhoritar i pastër, me një raund dhe numri i deputetëve duhet të ulet nga 140 në 100”, theksoi Lesi në prononcimin për gazetën. Dule: Reformë të plotë zgjedhore Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pjesëmarrës në tryezën e djeshme të partive parlamentare, kërkoi një reformë zgjedhore të plotë me të gjitha elementët e infrastrukturës zgjedhore që të shmangen fenomenet e zgjedhjeve të mëparshme. Sipas Dules, “asnjë sistem nuk do të mund të na garantojë se pa nisma të plota, të sakta dhe të pakontestuara zgjedhore nuk do të kemi të njëjtat probleme”. “Asnjë sistem zgjedhor, cilido qoftë ai, nuk do të na garantojë se pa karta identiteti nuk do të kemi të njëjtat probleme, asnjë sistem zgjedhor, cilido qoftë ai, nuk na garanton ne se po të kemi komisione, të cilat mbizotërohen nga PS dhe PD, nuk do të abuzohet me votat, siç është abuzuar deri më sot”, tha Dule.Arjan Madhi“Është harxhuar kohë e panevojshme dhe një debat mediatik lidhur me qëndrimin që kanë parti të ndryshme politike për Kodin Zgjedhor. Është anashkaluar veprimtaria e komisionit zgjedhor si institucioni i miratuar nga Kuvendi për të sjellë një produkt. Ky nuk është një alarm që ne japim, dhe as një takim nëpërmjet të cilit kërkojmë të imponojmë qëndrimet tona”, tha Madhi.Skënder GjinushiKryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, vuri në dukje se, “për sa i takon sistemit zgjedhor, shqetësimi dhe problemi është që ai duhet të jetë produkt i konsensusit dhe i komisioneve institucionale, ndaj dhe çdo zgjidhje duhet të jepet në rrugë konsensuale dhe institucionale. Ne duhet të kthehemi në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore për të gjetur konsensusin”.