E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Sistem proporcional rajonal

• Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi dje se “sistemi aktual për reformën zgjedhore është një sistem i dështuar, pasi solli shumë deformime për sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri”.“Për kryesinë e PS-së sistemi aktual është një sistem i padiskutueshëm më. Jemi drejt një opsioni të një sistemi proporcional rajonal, natyrisht dhe kalimin nga zonat me lista një emërore në zona me lista shumë emërore”, u shpreh Leskaj. Sipas saj, “ky lloj sistemi do t’i shërbejë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe do të shmangë përfundimisht mundësinë e transferimit, tjetërsimit apo abuzimit me votën e shqiptarëve”. “Ne jemi të hapur dhe në pritje të reflektimit, të diskutimit dhe bashkëpunimit me të gjithë aleatët tanë të opozitës. Ne do të pranojmë të ulemi me ta dhe të diskutojmë, por për sa i përket qëndrimit të PS-së, sistemi aktual nuk diskutohet më dhe jemi për kalimin nga zona me lista një emërore në sistemin me lista shumë emërore, të cilat sjellin ndryshim të madh për sa i përket zgjedhjeve”, deklaroi Leskaj.Ajo u shpreh se, “partitë e vogla janë të lira të bëjnë zgjedhjen e tyre, por PS është e hapur dhe në pritje nëse ata do të reflektojnë ose gjejnë pika të përbashkëta për të diskutuar me ne”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›