Petro Koçi: Prokuroria të hetojë aferën Rama-Berisha
Deputeti socialist Petro Koçi kërkoi ndjekje penale nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj aferave mes Ramës dhe Berishës për sheshet e ndërtimit.
"Afera e fundit korruptive konsensuale Rama-Berisha në shërbim të industrisë së shesheve të ndërtimit e në dëm të interesit të gjerë publik, dëshmon në mënyrë gërdeciane se ky çift politik është i kapur. Dhënia e lejeve të ndërtimit nga Rama në dhjetor 2007, pa dalë ligji i privatizimit të fushave e komplekseve sportive, si edhe vetë procesi i korruptuar me konflikt interesi i hartimit qeveritar dhe miratimit parlamentar të këtij ligji, në mbyllje të sesionit kuvendor, duhet të kalojnë në procedim penal nga Prokuroria e Përgjithshme", u shpreh Koçi.