Presidenti çeçen i fal makinë 110 mijë USD Likës
Presidenti i Çeçenisë (Republikës çeçene), Ramzan Kadirov, i cili është njëkohësisht edhe presidenti i klubit FC Terek Groznei i ka dhuruar Ilion Likës një makinë tip “Land Cruiser” të vitit 2008 e cila kushton rreth 110 mijë dollarë.
Jetmir Halilaj
Portieri i përfaqësueses shqiptare ka shkëlqyer në gjashtë ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në kampionatin rus dhe ka ndihmuar ekipin e tij që të marrë 11 pikë dhe të ngjitet në mesin e tabelës së klasifikimit. Presidenti i klubit është mahnitur nga cilësitë e portierit shqiptar dhe ka vendosur t’i bëjë atij një dhuratë tepër të kushtueshme. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka mbetur i befasuar nga surpriza e presidentit të klubit dhe i ka premtuar këtij të fundit se do të bëjë maksimumin dhe për ta ndihmuar ekipin që sigurojë qëndresën në Premier Ligën ruse edhe për sezonin e ardhshëm. Duke marrë shkas nga rezultatet që ka arritur skuadra e tyre gjatë javëve të fundit, tifozët e FC Terek Grozneit, por edhe stafi drejtues tani kanë filluar të pretendojnë një vend në Kupat e Evropës, çka do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për ekipin nëse do të realizohej vërtetë. Ilion Lika, ish-portieri i Dinamos dhe i Elbasanit arriti të siguronte një vend titullari që në fillim të sezonit dhe tani trajneri i skuadrës, Viaçeslav Groznei, e cilëson portierin shqiptar si një nga shtyllat e ekipit. Lika është padyshim një ndër lojtarët më të spikatur në rolin e tij në kampionatin rus dhe një nga kandidatët më seriozë për të siguruar një vend titullari në radhët e Kombëtares shqiptare për edicionin e ardhshëm. 28-vjeçari nga Shkodra është futbollisti i dytë që merr dhuratë një makinë kaq të shtrenjtë nga presidenti i klubit Kadirov, pas mesfushorit bjellorus Vladimir Koritko, i cili gjithashtu ka marrë një dhuratë të tillë dy vjet më parë nga kreu i klubit çeçen.
Ecuria
Deri tani janë luajtur 16 javë në kampionatin rus dhe skuadra çeçene e FC Terek Grozneit renditet në vendin e dhjetë me 21 pikë të grumbulluara. Ekipi ku aktivizohet Lika ka arritur të grumbullojë 11 pikë vetëm në gjashtë ndeshjeve të fundit, ku ka marrë 3 fitore, 2 barazime dhe një humbje. Në këto ndeshje skuadra ka pësuar vetëm 3 gola dhe Ilion Lika në pesë prej ndeshjeve është cilësuar si heroi i FC Terek Grozneit. Një ndeshje e paharrueshme e shqiptarit ishte padyshim fitorja 3-1 kundër Spartakut të Moskës, ku ai u tregua vendimtar dhe u vlerësua me superlativa për paraqitjen që bëri.
Kush është Ramzan Kadirov?
Ramzan Akhmadoviç Kadirov është presidenti i Çeçenisë dhe njëkohësisht edhe presidenti i klubit FC Terek Groznei, ku luan Ilion Lika. Ai ka lindur më 5 tetor të vitit 1976 dhe aktualisht është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Ai është ish-shefi i shërbimit të sigurisë çeçene dhe gjatë kësaj kohe që ai ka ushtruar këtë post, por edhe më pas është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Kadirov dyshohet për një sërë torturash dhe vrasjesh, për presione ndaj shtypit të lirë dhe për tendenca anti-demokratike, megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të zgjidhej president i Çeçenisë më 17 dhjetor të vitit 2007. Për emërimin në këtë post ai ka marrë edhe miratimin e ish-presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ramzan është djali i Akhmad Kadirov, ish-presidenti i Çeçenisë që u vra më 9 maj të vitit 2004 gjatë një atentati në një nga lagjet e Grozneit. Menjëherë pas vdekjes së të atit ai mori në dorë frenat e pushtetit duke i detyruar rivalët e tij politikë që t’i linin rrugë të lirë.
Ilion Lika
Ilion Lika ka lindur më 17 maj të vitit 1980 në Shkodër. Karrierën e ka nisur me skuadrën e Dinamos ku ka luajtur për shumë sezone, madje ka qenë edhe për disa vite kapiten i bluve të kryeqytetit. Lika është 190 cm i gjatë dhe peshon 83 kilogramë. Aktualisht është pjesë e përfaqësueses shqiptare dhe është një nga kandidatët potencialë për një vend titullari në ekipin kuqezi për edicionin e ardhshëm. Lika luajti për gjysmë sezoni (2007-2008) me skuadrën e Elbasanit, por në janar të vitit 2008 u transferua te skuadra çeçene e FC Terek Grozneit.