E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arratiset" shoferi, përplas furgonin e policisë

Shoferi i një kamionçine ka përfunduar
në prangat e policisë
kryeqytetase, pasi ka kundërshtuar
uniformat blu, si dhe ka dëmtuar
mjetin e policisë në tentativë për t‘u
arratisur. Ngjarja ka ndodhur dy ditë
më parë në Tiranë, kur Zef Bushati
është ndaluar nga një patrullë policie
në Kamëz. Sipas të dhënave policore,
rreth orës 10:30 të së enjtes, një patrullë
policie kishte dalë në qendër
të Bashkisë Kamëz për kontroll të
mjeteve. Procedurën e kontrollit rutinë
kanë tentuar të bëjnë edhe me
57-vjeçarin Bushati, i cili po lëvizte me
një kamionçinë, me targa TR7728N. Ai
është ndaluar nga patrulla, pjesëtarët
e së cilës i kanë kërkuar dokumentet
përkatëse, por ai duke u sjellë me arrogancë
nuk ka pranuar t‘i japë. Duke
kërkuar shpjegime pse e kishin ndaluar,
ai ka kundërshtuar uniformat blu dhe
ka deklaruar se do të largohet. Eprori i
punonjësve të policisë ka dhënë urdhër
që ai të shoqërohet nëse nuk paraqet
dokumentacionin e makinës, kështu që
në debat e sipër Bushati ka dashur të
marrë arratinë. Ai ka mbyllur me forcë
derën e makinës dhe i ka dhënë gaz
për t‘u larguar. Gjatë arratisë, policia
ka nxjerrë armët, ndërkohë që janë
larguar për t‘u mbrojtur nga makina që
ishte në lëvizje dhe e pakontrolluar mirë.
Madje, dëshmitarët okularë tregojnë se
punonjësit e policisë kanë shtënë në ajër
për të ndaluar mjetin, por drejtuesi i tij
nuk ka ndaluar. Më pas ai ka përplasur
furgonin e policisë që ndodhej disa metra
më tutje dhe ka mundur të largohet.
Por, patrulla e policisë është vënë në
ndjekje të tij dhe pak minuta më vonë
ka mundur që të bëjë bllokimin e tij me
gjithë kamionçinën, pasi ka mbetur i
bllokuar në trafi k. Aty policia ka kërkuar
që ai të dalë nga mjeti me duar lart dhe
ka bërë prangosjen e agresorit, i cili është
shoqëruar me shpejtësi për në ambientet
e Komisariatit Nr.5. Burimet zyrtare
bënë të ditur se ai është arrestuar për
kundërshtim të punonjësve të policisë,
dëmtim të mjetit të tyre me dashje, si dhe
mosbindje të urdhrit të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›