Petrota na sistemoi
Në një kohë kur populli, gjuha dhe letërsia shqipe nuk ishin përfshirë në asnjë manual, kur shumë albanologë hiqnin vërejtje të ankthshme mbi këtë konstatim, albanologu italian, Gaetano Petrota, bën përpjekjen më të plotë, sistemim e letrave shqipe, duke botuar librin “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”. Për këtë arsye, kjo vepër vlerësohet si enciklopedia më skrupuloze e ngjarjeve, emrave, veprave, kontributeve, evenimenteve intelektuale, që Shqipëria prodhoi për gjithë shekujt e deri në 1932, kur u shkrua libri, që vjen në shqip nga botimet “Almera”, përkthyer nga Qemal Veliaj
Petrota na sistemoi
“Libri juaj është hartuar, sa gjykoj unë, me shumë kujdes dhe ndërgjegje; lënda është tepër e bollshme, ndonjëherë e tepërt; ndoshta disa gjëra me vlerë të paktë mund të ishin lënë mënjanë, por ju keni synuar të jetë i plotë dhe libri juaj, në këtë këndvështrim, do të përbëjë një lloj enciklopedie të Shqipërisë letrare: vepër për të cilën vërtet ndihej nevoja”, - ky ishte një nga vlerësimet më kompetente që mori albanologu Gaetano Petrota për librin e tij enciklopedik “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptarë”, i botuar për herë të parë, në vitin 1932.
Vetë Petrota do ta quante thjesht një monografi antropo-gjeografike, që në kontekstin e botuesit do të njihet si libri që zë brenda dhjetëra biblioteka.
Bëhet fjalë për një botim voluminoz, ku materialet studimore zënë afro 700 faqe, duke ardhur në shqip nga botimet “Almera”, përkthyer nga Qemal Veliaj. Për lexuesin, dhe referentët, libri i Petrotës është një hapësirë e sistemuar e letrave tona, duke nisur që nga dokumentet më të vjetra në shqip, si fragmenti i shekullit XIV dhe fjalorin e shekullit XV. Pesëmbëdhjetë shkrimtarët më të motshëm që mbushin periudhën deri në shekullin XVIII; dialektet tek shqiptarët e Italisë, rrëfimtarinë popullore dhe këngët tona më të lashta me tema të ndryshme; përmbledhjet dhe studimet e etnologjisë sonë nga tridhjetë autorë; letërsinë tonë të kultivuar të shekullit XIX dhe fillimeve të shekullit XX me njëqind përfaqësuesit më dinjitozë të saj; shtypin periodik shqiptar me revista dhe gazeta të dala nga viti 1848 deri në 1930; studimet shqiptare rreth gjuhës, dialekteve, alfabetit, gramatikës, fjalorëve, etnografisë dhe gjuhësisë, arkeologjisë, historisë, folklorit, lëvizjeve të vjetra kulturore, shkollave, shoqatave dhe kongreseve deri në vitin 1930. Mbi këtë gamë kulturore, albanologu të bind mbi një referencë që përfshin rreth 1000 autorë, libra, referenca, shkrime e studime me një gjeografi të gjerë kontinentale. Autori i librit e pohon qysh në hyrje për vitet e gjata hulumtuese mbi lëndën bibliografike, ku Petrota pas pohimit na tregon se sa e vështirë ka qenë sistemimi i literaturës shqiptare në një kohë që nuk ishte përfshirë në asnjë manual ku bëhet fjalë për njoftime rreth popullit, gjuhës, letërsisë dhe studimeve shqiptare.
Për këtë arsye, kjo vepër vlerësohet si enciklopedia më skrupuloze e ngjarjeve, emrave, veprave, kontributeve, evenimenteve intelektuale, që Shqipëria prodhoi për gjithë shekujt e deri në 1932 kur u shkrua libri. “Ky libër vjen dhe për një arsye tjetër. Ai kolaudon, riparon dhe nxjerr më në dritë plotësinë e Petrotës, së punës së tij titanike, duke e plotësuar imazhin e krijuar nga shfrytëzimi i pjesshëm e fragmentar i herë pas hershëm i veprës së këtij autori. Kjo vepër davarit të vërtetat dhe studimet e tij, duke i shmangur nga keqkuptimet kur materiale të tij janë botuar të nxjerra nga konteksti”, - shënojnë përgatitësit e botimit në shqip.
Ajo që siç duket e ka intriguar së tepërmi Petrotën, përfshi dhe faktin e njohurive të mangëta mbi historinë shqiptare dhe mungesën e burimeve, duke mbështetur kështu edhe pohimet e Gustav Majerit, ashtu siç ishte ndeshur dhe me thënien para tij të Georg fon Hahn, duke mbetur ky pohim deri në kohën kur albanologu shkroi veprën e tij. Ky dedikim për të përmbushur pohimet e Petrotës për shqiptarët e sotëm se “nuk mund të ngatërrohen me asnjë prej atyre racave që në kohë historike kanë vërshuar në gadishull; aq më pak mund të përzihen me serbët apo me bullgarët, apo me turqit, të cilët, edhe pse kanë lënë gjurmë etniko-gjuhësore mes shqiptarëve, ashtu si mes rumunëve dhe grekëve, nuk ia dolën mbanë t’i asimilojnë apo t’i përthithin ata”.
Metodologjia e ndjekur nga ky studiues i madh italian konsiderohet si një model për studime të këtij rangu e të këtij dimensioni. Administrimi, ekonomia e fakteve, është një vlerë tjetër që e bën këtë autor të shquhet mbi shumë të tjerë që janë marrë me Albanologjinë. “Ky libër jo vetëm që është një pasqyrë faktesh, emrash e ngjarjesh, por i vë ato në sistem, i racionon, i kthen jo vetëm në një vlerë analitike, është një sintezë e plotë e asaj se çfarë ka ndodhur me letërsinë gojore e letërsinë tonë të kultivuar, çfarë ka ndodhur me kulturën tonë dhe më veprat e kësaj kulture, sa të vëmendshëm kanë qenë studiuesit e huaj ndaj vlerave intelektuale tona për disa shekuj radhazi”. Itinerari që ndjek Petrota zbulon një hartë të mirëpërcaktuar, të një kulture gjenetike jo vetëm të trashëguar, por dhe se si ajo vijoi në kultivimin e saj, ndërkohë që nuk njihej fare.