Petroviq: Qytetarët e veriut kanë nevojë për stabilitet

Ai këto komente i bëri pas një takimi që kishte me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Petroviq tha se në kuadër të angazhimeve të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar qytetarët në veri të Mitrovicës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal , javën e kaluar ka filluar shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në gjendje të rëndë sociale, thuhet në njoftimin e MAPL-së.
Në takimin me Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministri Petroviq theksoi se krijimi i komunës Veriore të Mitrovicës dhe forcimi i demokracisë qytetare mbetet në agjendën prioritare të Institucioneve të Kosovës.
Ndërkaq përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar i ofroi mbështetje të plotë zëvendëskryeministrit Petroviq në realizmin e agjendës për stabilizimin e situatës në veri të Mitrovicës.