E Diel, 1 Nëntor 2026

IPKO kompenson të gjithë konsumatorët e TV Digjital

Si pasojë e një prishjeje teknike, e cila ka ndodhur më 27 janar në satelitin W2, i cili ndodhet në hapësirë, konsumatorët e televizionit digjital të ofruar nga IPKO, për disa orë kanë mbetur pa sinjal televiziv.

Problemet me satelitin W2 u evituan shpejt dhe i njëjti u kthye në pozicionin e duhur, duke e bërë të mundur kështu ritransmetimin e kanaleve televizive, në të cilat edhe konsumatorët e IPKO’s nuk kishin qasje.

Të gjithë konsumatorët e IPKO TV Digjital, të cilët ishin përdorues aktivë më 27 janar 2010, duke filluar nga mbrëmja e datës 1 shkurt, do të kompensohen me tri ditë shërbim falas në televizionin digjital të IPKO-s.

Konsumatorëve do t’u shtohen tri ditë të tjera abonimi në pakot aktive që kishin më 27 janar. Zhvendosja e këtij sateliti ka lënë pa sinjal edhe 7 platforma të tjera televizive, dhe afro 400 kanale televizive të cilat mbulojnë me sinjal Evropën, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

IPKO falënderon të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital për mirëkuptimin dhe kërkon edhe një herë ndjesë për ndërprerjen e sinjalit si pasojë e avarisë së rëndë të ndodhur me satelitin në hapësirë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›