NYT: Obama, projektbuxhet 3,8 bilionë dollarë
Gazeta "New York Times", informon se Presidenti amerikan Barack Obama do të prezantojë një projektbuxhet shtetëror prej 3,8 bilionë dollarësh. Ndërkohë që ministria e energjetikës, autoritetet e shëndetësisë dhe ministria e mbrojtjes mund të presin më shumë mjete nga projektbuxheti i ri, në ministritë e tjera do të bëhen shkurtime. Obama ka paralajmëruar të mërkurën në fjalimin e tij drejtuar kombit se do të ngrijë për tre vjet disa shpenzime shtetërore në mënyrë që deri në vitin 2020 të jenë kursyer rreth 250 miliardë dollarë.