E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezë/ Banorët në protestë, bllokojnë rrugën kryesore


Banorët e Pezës janë ngritur në protestë. Qindra persona kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste ndaj problemeve të infrastrukturës dhe mungesës së ujit të pijshëm prej disa vitesh. Enver Dorzi, kreu i komunës së Pezës në një prononcim për "Ora News" se qeveria duhet të ndërhyjë për infrastrukturën, ujin e pijshëm dhe faturat afrofe të energjisë. "Nëse kërkesat tona nuk do të plotësohen ne do të vijojmë protestat tona. Ne do bllokojmë rrugën nacionale", pohoi ai.
Në komunën e Pezës jetojnë 6 mijë banorë. Në protestë janë të pranishëm deputetë e opozitës Dashamir Peza e Artan Gaçi dhe shoqatës së minatorëve.
Deputeti i PS-së, Dashamir Peza tha për "Ora News" se pushteti qendror ka harruar vlerat e kësaj zone. Sipas tij në të gjitha fshatrat e komunës vijon faturimi afrofe. Ai theksoi se gjendja e rrugës nacionale në këtë zonë është shumë e keqe. "Kjo zonë është zona e harruar e qeverisë", shtoi ai.

Ndërsa Artan Gaçi tha se kjo sotmja është fillimi i një proteste që do vijojë edhe në ditët në vazhdim. Në rrugët e kësaj zonë sipas Gaçit ka mbi 20 vjet që nuk investohet në infrastrukturë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›