E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Pinari: Shitja e armëve me urdhër të Ministrit

TIRANE-Për herë të parë që pas tragjedisë së ndodhur më 15 Mars 2008 ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve fëmije e gra, flet Ylli Pinari, një prej të pandehurve si përgjegjës të ngjarjes.
Në seancën e sotme për cështjen “Gërdeci” në Gjykatën e Shkallës së Parë, dëshmoi i pandehuri, ish drejtor i MEICO Ylli Pinari ku pas pyetjeve të prokurorisë deklaroi se me urdhër të ish-Ministrit të Mbrojtjes në vitin 2008, kompania e tij i shiti armë për demontin kompanisë amerikane AC.

Duke shprehur keqardhjen për atë që dnodhi në Gërdec më 15 Mars të vitti 2008, Pinari tha se ngjarja e rëndë trazoi shumë persona, mes të cilëve, njerëz të politikës dhe gjithashtu edhe prokurorinë shqiptare.

Pinari nuk e zuri në gojë asnjëherë Fatmir Mediun, por iu referua si ish-Ministri i Mbrojtjes.

Më 15 Mars në Gërdec, 15 km larg nga Tirana pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.
Tragjedia aktualisht po gjykohet në shkallët e gjyqësorit ku të pandehur janë rreth 29 persona, duke përbërë kështu procesin më të madh gjyqësor në historinë e gjyqësorit shqiptar. Mes të pandehurve, por që po gjykohen nën pranga janë vetëm 3 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe administratori i fabrikës Mihal Delijorgji. Procese ka patur dhe per Ministrin e athershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Minister i Mjedisit. Prokuroria ka deshtuar dy here te dergoje ne gjykim ministrin, pasi gjykata i ka cilesuar te pabaza akuzat dhe ka pushuar ceshtjen.
Gazeta Shqiptare dhe TVNeës24 kane zbardhur here pas here dokumenta ku deshmohet implikimi i qeverise korruptive te tregtimit te municioneve te vjetra qe nga Gerdeci dergoheshin nepermjet nje firme amerikane ne Afganistan per ushtaraket e USA.
Dëshmitar i kësaj tregtie ka qënë Kosa Trebicka, person që humbi jetën mistershëm në një aksident një vit pas tragjedisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›