Sarkozi pushon nga puna gazetarët, Berluskoni se bën dot
Autori i Lajmit: Redaksia
Paris - Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kërkon që gazetarët, që këtej e tutje do të shpifin për jetën private të njerëzve të famshëm, të lajnë njëherë e mirë duart me gazetarinë rozë. Deklarata e tij vjen pasi tradhtitë e çiftit presidencial francez, Sarkozy-Karla, mbërritën në gjykatë. Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim paraprak për lajmet e publikuara nga mediat franceze për pabesitë e çiftit. Më 25 mars drejtuesit e "Journal de Dimanche" deklaruan dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Neësëeb dhe autorit të blogut në ëebsite, ndërkohë që Sarkozi dhe Karla përgënjeshtruan menjëherë zërat për tradhti. Por edhe pse u përgënjeshtrua, thashethemi u përhap sa hap e mbyll sytë edhe nga mediat ndërkombëtare. Sipas avokatit të Sarkozisë, Thierry Herzog, historia e thashethemit mund të ketë qenë një makinacion i vërtetë, me qëllim destabilizimin e jetës së çiftit presidencial për arsye private ose ekonomike. Italianët ndërkohë të përfshirë nga skandale të tilla edhe me të rënda, nuk kanë arritur dot kurrë të pushojnë nga puna një gazetar, se ai ka shpifur mbi jetën personale të kryeministrit të tyre. Por, me sa duket, Silvio, 73 vjeç, dhe Sarkozi 55-vjeçar, që është në krye të presidencës prej majit 2007, kanë një tjetër lloj qasjeje mes politikës dhe informacionit. Ndërsa Berluskoni është përpjekur me një sërë procesesh të tejzgjatura gjyqësore të godasë mediat që kanë shpifur, Sarkozi e bëri me një shpejtësi që as vetë nuk e ka besuar. Përveç rasteve të përjashtimit nga televizioni publik të Biaxhit, Santoros dhe Lutacit në prill 2002, kavalieri nuk ka arritur të pushojë asnjë gazetar tjetër. Por Sarkozi, kur bëhet fjalë dhe për një grua në mes, di të jetë me të vërtetë i keq, kur duhet. Në gusht 2005 revista “Paris Match” kishte në kopertinën e saj Sésilia Sarkozinë. Por përkrah saj nuk ishte bashkëshorti, atëherë ministër i Brendshëm, por i dashuri miliarderi Richard Attias. Edhe atëherë kryeredaktori u pushua nga puna.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010