Ahmadinexhad: “Do ti thyejmë dhëmbët SHBA-së”
Autori i Lajmit: Redaksia
Teheran - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka paralajmëruar presidentin amerikan me anë të një mesazhi në televizionin publik se do ti japë një përgjigje të fortë strategjisë së re për armët bërthamorë publikuar nga Obama, i cili nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.
"Uroj që deklaratat e publikuara të mos jenë të vërteta", - tha Ahmadinexhad në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror. "Obama ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore dhe kimike kundër atyre shteteve që nuk i përulen SHBA-së. I them të bëjë kujdes, pasi, nëse ndjek rrugën e zotit Xhorxh Bush, atëherë përgjigjja e vendeve të përmendura nga ai do të jetë: Do tju thyejmë dhëmbët!", - u shpreh Ahmadinexhad. “Obama i ka bërë këto deklarata të fundit, sepse nuk ka eksperiencë dhe është një politikan amator. Politikanët amerikanë janë si kauboj. Sa herë ata kanë të meta, duart e tyre shkojnë tek armët”, - shtoi më tej presidenti iranian. Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, gjatë një konference për shtyp ditën e martë në Uashington, iu referua Iranit dhe Koresë së Veriut kur tha se disa vende nuk po luanin sipas rregullave. Në këtë kontekst, sekretari i Mbrojtjes pohoi se Shtetet e Bashkuara mund ta sulmojnë Iranin dhe Korenë Veriore, nëse ato vendosin të bëjnë sulm bërthamor. “Kur kemi të bëjmë me vende të kësaj kategorie, të gjitha opsionet mbeten të hapura”, - tha Gejts, për të shtuar: “Me vendet siç janë Irani dhe Koreja Veriore, bëjmë përjashtim dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura”. Obama u shpreh se strategjia e re bërthamore ka për qëllim që të sigurojë një seri opsionesh përballë kërcënimeve të grupeve terroriste dhe aktorëve të tjerë joshtetërorë. Sipas politikës së re, Qeveria amerikane nuk do ti shfrytëzojë armët bërthamore kundër vendeve që nuk disponojnë armë atomike.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010