E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezë, PD nuk tërhiqet për shtëpinë muze

Skuqi

Deputeti demokrat i Kavajës, Luan Skuqi, nëpërmjet një deklarate për shtyp, siguroi banorët e zonës së tij elektorale, se shtëpia e Myslym Pezës së shpejti do të kthehej në një muze. Duke folur për premtimin elektoral që deputeti Skuqi i ka thënë banorëve të kësaj zone për shtëpinë e Pezës, ai theksoi se askush nuk mund ta pengonte zbatimin e këtij premtimi. “I garantoj qytetarët e Pezës se asgjë nuk do të pengojë përpjekjet e mia në shndërrimin e këtij objekti në muze, në nderim të përpjekjeve të popullit të Pezës dhe të gjithë Shqipërisë për liri dhe bashkim”, deklaroi Skuqi. Sipas tij, ajo që ndodhi në Pezë me deputetin e PS-së, Dashnor Peza, është një akt i rëndë ofendimi për historinë e kësaj shtëpie. “Ajo që ndodhi para disa ditësh, ku Dash Peza pengoi zbatimin e vendimit të qeverisë për marrjen në mbrojtje të kësaj shtëpie, përbën një akt të rëndë dhe ofendim për vet ngjarjen historike, si dhe për banorët e Pezës dhe të gjithë Shqipërisë”, deklaroi Skuqi. Sipas tij, kjo situatë u përdor nga disa media, të cilat e quajtën si akt të qeverisë kundër një deputeti të PS-së.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›