Brazil, Clinton takon presidentin brazilian Lula
Sekretarja e shtetit amerikan Hillari Klinton u takua të mërkurën me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva. Presidenti brazilian shprehu gatishmërinë e tij për të biseduar me liderët botërorë për çështjen bërthamor e me Iranin në një përpjekje për arritjen e një zgjidhjeje paqësore.
Lula dhe Klinton zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, dhe pas disa orëve të dy i kanë shtrënguar duart njëri tjetrit.
Të mërkurën herët, presidenti Lula tha për reporterët se Brazili do të mbështeste Iranin nëse, republika myslymane do ta përdorë energjinë bërthamore për qëllime paqësore . Nga ana tjetër, Klinton pas një takimi me ministrin e jashtëm brazilian, beson se Irani do të negociojë me komunitetin ndërkombëtar vetëm pasi të jenë vendosur sanksionet.
Lula dhe Klinton diskutuan gjithashtu mbi ndryshimet klimaterike, marrëdhëniet e SHBA-së me kontinentin latin, dhe një vizitë të mundshme të presidentit amerikan Barack Obama në Brazil.