E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Pushuam nga puna drejtorin e shitjeve

Reagimi

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes deklaroi dje se për shkak të problemeve të krijuara me faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, ka gjetur fajtor dhe ka pushuar nga puna drejtorin e seksionit të shitjeve, si dhe po monitoron nga afër punën e faturistëve për të mos lejuar faturimet abuzive. “Drejtori i shitjeve i OSSH u vu përpara përgjegjësisë dhe u largua nga OSSH më 2 mars 2010”, deklaroi kompania dje. OSSH-ja, e cila është nën pronësinë e kompanisë CEZ nga Republika çeke, fton konsumatorët të paraqesin ankesat e tyre para zyrave të shitjeve për çdo rast kur besojnë se ka pasur faturim të ekzagjeruar, si dhe premtoi se do të verifikojë të gjitha ankesat që do të marrë. “çdo rast do të hetohet dhe vlerësohet individualisht. Ankesat, të cilave u është provuar vërtetësia, do të zgjidhen me kompensimin e plotë të shumës të faturuar gabimisht”, thuhet në deklaratë.
OSSH-ja komenton gjithashtu se shkaku i faturave të larta gjatë muajit janar ishte “dimri veçanërisht i ftohtë” që rriti konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, si dhe rritja e çmimit final të dritave me rreth 13 për qind.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›