Feith: Eksporti i Kosovës është dëshpërues

Kostoja e financave e rritja ekonomike, dhe “Pse normat e interesit janë të larta në Kosovë”, ishin temat që u diskutuan në konferencën e përbashkët e organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me ICO-në, me ç’rast u diskutua edhe rreth krijimit të një skeme për rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërmjetësimi financiar dhe sjellja e bankave në Kosovë, mundësitë e investimeve në sektorin privat si dhe mjedisi ligjor, të drejtat pronësore dhe zbatimi i kontratave.
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith, ka thënë se Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) e përkrah Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në zhvillimin e saj, duke theksuar me këtë rast që Kosova ka nevojë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik.
“Me vjen shumë mirë që BQK-ja, ka një rol aq aktiv për stimulimin dhe të financoj diskutimet publike në çështjet e rëndësishme ekonomike, siç është ngjarja e ditës së sotme. Siç e kamë theksuar edhe në shumë hera të tjera, Kosova ka nevojë të bëjë më shumë përpjekje që të lehtësojë rritjen ekonomike. Sektori privat ka rol krucial në këtë drejtim. Investimet në sektorin privat fatkeqësisht mbesin në nivel shumë të ulët dhe eksporti i Kosovës është dëshpërues. Kompanitë private duhet të jenë më aktive për të prodhuar ide të reja për biznes, për përfitimet e përgjithshëm të tyre si dhe për punësim”, ka thënë ai
Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, ka theksuar se kjo konferencë është bërë për shkak normat e interesit të kredive janë shumë aktuale edhe tek opinioni publik, por edhe tek komuniteti i biznesit.
Sipas tij qëllim i kësaj konference është nxitja e diskutimit të brendshëm, krijimin e kushteve për një zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë, si dhe atraktiviteti në tërheqjen e investimeve të jashtë në Kosovë,
“Normat e interesit në kontinuitet kanë një rënie të lehtë, mirëpo mbi të gjitha e vërejtët që, kërkesa për kredit është jashtëzakonisht e madhe, që shpesh herë bankat i bëjnë që të jenë mjaft konformtabile në kuptimin e plasimit të mjeteve të tyre. Normal që e mbajnë gjendjen ekzistuese pasi që Kosova nuk ka politik monetare dhe e kemi euron si mjet pagese, BQK, nuk ka një varg të instrumenteve të politikave monetare më të cilat mund të ndikojnë në normat e interesit, prandaj norma e interesit është një kategori e pastër ekonomike, e cila ndikohet nga kushtet e kërkesës dhe nga ambienti i përgjithshëm i zhvillimit në të cilin operojnë bankat”, ka thënë guvernatori Rexhepi.
Ndërkaq Muhamet Mustafa, nga instituti Riinvest, ka deklaruar se në Kosovë oferta e varfër, dhe mungesa e konkurrencës është faktori kryesor i interesave të larta.
“Duhet të rritet oferta të ulet norma e kredive dhe të përmirësohet siguria, do me thënë në të dy anët e medaljes siç e thash unë propozova që të rritet e oferta e kredisë përmes shfrytëzimit të fondeve të ngrira të Kosovës, të shfrytëzon kredi nga Banka Botërore dhe nga banka Evropiane dhe nga ICA, për sektorin privat për linja të caktuara dhe të rritet siguria duke u nisur nga efikasiteti më i madh i tyre dhe të gjitha këto së bashku do të ndikojnë në rënien e interesave dhe në përmirësimin e situatës edhe tek bizneset edhe tek bankat, nuk mund të kemi siturat të mirë tek bankat pa siturat të mirë tek bizneset ose tek buxhetet familjare”, ka thënë ai. /kosovapress/