Pezullimi i unazes Mediu Do shohim ndikimin mjedisor

Asnjë punim nuk do të kryhet në ambientet që i përkisnin Kopshtit Botanik. Vetë ministri i Mjedisit ka bërë me dije se pezullimi i punimeve do të jetë derisa gjithçka që ka lidhje me efektet në mjedis të sqarohet. Sipas Fatmir Mediut veprimet do të bazohen në lejet përkatëse mjedisore.
"Për atë që zhvillohet në Kopshtin Botanik ne kemi bërë kontrollet dhe pezullimin dhe kemi kërkuar që të pajisen me leje mjedisore. është një çështje në proces. Mesa di unë, është apkikuar në QKL që ka detyrën ta përcjellë në ministrinë e mjedisit. Në ministri kemi një komision permanent që merret me shqyrtimin e çështjeve të tilla. Në momentin që do shihen në përputhje me ligjin, patjetër që do bëjmë veprimet e tjera që ka si detyrë për t'i organizuar dhe drejtuar ministria e mjedisit"-tha Mediu.
Punimet për unazën e madhe të Tiranës kanë prekur sipas ministrisë së Transporteve me rreth 10 metër pjesën anash Kopshtit Botanik. Nisja e punimeve është shoqëruar me protesta dhe debate ndërmjet ambientalistëve, qytetarëve bashkisë dhe ministrisë së Transporteve.
Florian Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e premte , 10 qershor 2011 )