E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet lundrimi i tragetit “Kapiten Aleksandros”

Trageti “Kapiten Aleksandros” i cili duhej të nisej sot pasdite nga porti i Brindizit për në Vlorë ka vendosur të mos niset, për shkak të erës së fortë dhe motit të keq. Edhe trageti “Red Star” i nisur sot paradite ka mbërritur në port me 4 orë vonesë 

BRINDIZI - Është pezulluar udhëtimi nga ekuipazhi i tragetit "Kapiten Aleksandros" nga porti i Brindisit. Ndërkaq, trageti "Red Star", mbërriti në Vlorë, me të paktën 4 orë vonesë.

Era e forte dhe moti i keq shkaktuan probleme në portin e Vlorës. Kabina e sigurisë Kufitare u përmbyt nga era e fortë ndërkohë që në këtë kabinë gjendeshin pajisjet e 8 agjensive të sigurimit. Mot i keq bëri qe nga Brindizi drejt Vlorës të nisej vetëm një traget. Era e fortë nisi gjate mbrëmjes së të premtes duke bërë që të vështirësohet lundrimi i trageteve të linjës me Brindisin. Forca e dallgëve në det të hapur arriti në 7 ballë.

Si pasojë, u pezullua udhëtimi nga ekuipazhi i tragetit "Kapiten Aleksandros" nga porti i Brindisit. Probleme u krijuan edhe në infrastrukturën e portit të Vlorës, ku kabina e sigurimit kufitar ku ndodheshin pajisjet e 8 agjensive të sigurimit u shkatërrua e tëra, edhe pse kjo sipas burimeve nga porti i Vlorës nuk përbën pengesë në ankorimin dhe përpunimin e tragetit për tu kthyer në Brindisi. Në mesditë deti është shfaqur më i qetë, ndërsa nuk ka njoftim për bllokimin e lundrimit të anijeve në det.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›