E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiten bizhuterite e gjetura ne makine e vjedhur, kapen vellezerit

TIRANE - Dy vellezer jane vene ne pranga pasi dyshohet se, kane vjedhur nje makine, ne te cilen ndodheshin dhe disa bizhuteri. Pikerisht sendet e cmuara kane bere qe Policia e Tiranes t'i veje ne pranga. Enver dhe Pellumb Stafuka, jane arrestuar pasi kane shitur nje sasi bizhuterish ne Fushe Kruje, ne dyqanin e qytetarit me inicialet Xh. E. Sendet e cmuara ishin brenda nje automjeti tip "Benz" me targa TR 6940 L, vjedhur ne 27 Janar 2009 ne Tirane. Policia e kryeqytetit tha se, dy vellezerit jane kapur dhe me nje arme e llojit pistolete. Aksioni eshte ne vazhdimesi te operacionit "Anteo", dhe efektivet e sektorit Kunder Vjedhjes se Automjeteve. Ne pranga jane vene Enver Stafuka, 42 vjec lindur dhe banues ne Fushe Kruje, i denuar me pare per "vjedhje me arme" dhe Pellumb Stafuka, 37 vjec, lindur dhe banues ne Fushe Kruje. Burimet zyrtare te policise thane se, "arrestimi i tyre u krye pasi te lartpermendurit kane shitur nje sasi bizhuterish ne Fushe Kruje ne dyqanin e qytetarit me inicialet Xh. E., bizhuteri te cilat kane qene brenda automjetit tip "Benz" me targa TR 6940 L vjedhur ne 27 Janar 2009 ne Tirane". Por gjate kontrollit te ushtruar dy te arrestuarve, policia ka kapur dhe nje arme pistolete e tipit "TT", model 54, e kalibri 7.62 milimeter, si dhe mjetin me targa TR 1294 H i cili dyshohet se eshte i vjedhur. Policia tha se, dosja me materialet i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per veprat penale te "armembajtjes pa leje", "vjedhjes kryer ne bashkepunim" dhe "veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes".

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›