E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga gjobëvënësit të kryebankierit egjiptian

Pas dy muajsh, policia e kryeqytetit ka
arritur të identifi kojë dhe të arrestojë
autorin, i cili kërcënoi familjen e drejtorit
të bankës UBA në Shqipëri, duke kërkuar 85
mijë euro. Lulëzim Makisti është prangosur
në banesën e të afërmve të tij, ku fshihej pasi
kishte marrë informacion se po e kërkonte
policia. Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur
më 25 shkurt të këtij viti, ku me anë të një
mesazhi në celularin e gruas së drejtorit të
huaj të bankës u kërcënua me jetë vajza e
tyre 9 vjeçe, ose duhet të paguanin 85 mijë
euro. Sipas policisë, nga seksioni i lirisë së
personit u arrestua 27-vjeçari Makisti, i cili
është i dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje.
Ai është kapur pas një hetimi të gjatë, ku
është identifi kuar numri i telefonit të tij dhe
numri personal i telefonit. Policia ka gjetur
edhe prova të tjera implikuese për të gjatë
kësaj kohe dhe katër ditë më parë gjykata ka
vendosur për të masën e sigurisë "arrest me
burg". Ky informacion ka rrjedhur deri tek i
kërkuari, i cili është fshehur te disa të afërm
pranë zonës së ish-Frigoriferit, te rruga
"Besa". Policia, që e mbante nën vëzhgim
prej kohësh Lulëzim Makistin, ka mundur
ta vendosë në pranga për shtrëngim me anë
të kanosjes për dhënie pasurie. Mëngjesin e
25 shkurtit, në polici është paraqitur shtetasi
i huaj, Ehad Shukri Saad, 43 vjeç, lindur
në Kajro të Egjiptit dhe banues në rrugën
"Muhamet Gjollesha", pranë stadiumit
"Dinamo". Ai deklaroi se është me punë drejtor
ekzekutiv i Bankës UBA dhe se familja e
tij ishte kërcënuar me jetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›