Pezullohet seriali i Spielberg

Episodet kushtuar epokës parahistorike, për xhirimin e të cilave u shpenzua një buxhet i madh, arritën të siguronin vetëm 7.5 milionë shikues në SHBA.
Sipas portalit ‘Hollywood Reporter’, shtëpia filmike 20th Century Fox do të përpiqet që serialin t’ua shesë rrjeteve tjera televizive.
Episodet e serialit filluan të transmetoheshin në muajin shtator, por nuk morën vlerësimin e pritur nga shikuesit dhe kritikët. Episodi i fundit i sezonit të parë u dha më 19 dhjetor.
Në dramë luajnë emra të njohur televiziv, si Jason O’Mara, Stephen Lang, Christine Adams dhe Shelley Conn. Vetë seriali është vendosur në vitin 2149, në kohën kur mbipopullimi dhe ndotja e ajrit kërcënojnë jetën në tokë.
Si rrjedhojë, shkencëtarët fillojnë t’i kthejnë njerëzit 85 milionë vjet prapa në kohë, në planetin Kretaceous. Seriali përqendrohet në jetën e familjes Shannon, pas ardhjes së saj në koloninë Terra Nova, në epokën parahistorike.