E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kërkon Prandellin

Cesare Prandelli mund të largohet nga posti i selektorit të Italisë, pas Euro 2012, për të marrë drejtimin e Interit, ka njoftuar Sky Sport Italia të hënën.

Presidenti i Nerazzurrëve, Massimo Moratti, spekulohet se kërkon Prandellin për trajner të ekipit në edicionin e ardhshëm. Edhe pse ish strategu i Fiorentinës ka kontratë me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) deri më 2014, ai vazhdimisht ka pranuar se i mungon angazhimi i përditshëm.

Në rast të ardhjes në Inter, Prandelli do të zëvendësonte Andrea Stramaccionin e emëruar në detyrë të mars në vend të Claudio Ranierit të shkarkuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›