City e vëzhgon Sturridgen

Daniel Sturridge është bërë lojtar i rëndësishëm i Chelseas, në sezonin e fundit. Për këtë, futbollisti ofanziv i krahut të djathtë i ka rënë në sy edhe menaxherit të Manchester Cityt, Roberto Mancini.
Sipas mediave britanike, ‘Citizens’ janë të gatshëm t’i shpenzojnë 20 milionë funte, për transferimin e sulmuesit anglez. 22-vjeçari ishte pjesë e akademisë së Cityt (2006-09), para se të transferohej te klubi londinez, në vitin 2009.
Sezonin e kaluar, Sturridge ishte huazuar në Bolton Wanderers, kurse këtë vit e bëri hapin më të madh të karrierës.