Philip Reeker qëndron në rajon deri më 26 janar

Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker gjatë turneut dyjavësh nëpër rajon, që zgjatë deri më 26 janar, do ta vizitoj edhe Beogradin, raportojnë agjencitë beogradase.
Ai e filloi turneun me vizitën në Turqi, më 12 të këtij muaji, dje dhe sot qëndroi në Kosovë, pastaj shkon në Maqedoni dhe në Serbi.
Turneun e përfundon në Austri më 26 janar.
Siç thonë në Ambasadën amerikane në Beograd, tema kryesore të bisedimeve të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker në rajon, janë çështjet rajonale dhe bilaterale, ndërsa pos me zyrtarët e lartë, ai do të takohet edhe me liderët politikë dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.