EULEX nuk e riformaton misionin

Shefi i Misionit të EULEX'it, Xavier de Marnhac ka thëne se është në dijeni të debatit aktual rreth rolit të ardhshëm të EULEX-it në Kosovë.
De Marnhac ka përsëritur faktin që një rishikim strategjik momentalisht është duke u zhvilluar në Bruksel, në lidhje me formën dhe prioritetet e ardhshme të misionit të BE-së për sundim të ligjit, dhe se nuk është marrë asnjë vendim lidhur me riformatimin e mundshëm të misionit.
"Të gjitha rekomandimet që burojnë nga ky shqyrtim duhet të miratohen nga shtetet anëtare të BE-së. Roli i EULEX-it mund të përshtatet dhe ndryshohet vetëm me miratimin e tyre. Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë rekomandimet e shqyrtimit", tha Xavier de Marnhac.
"Është procedurë e zakonshme e BE-së që rregullisht të shqyrtoj misionet e veta. Rishikimi përfshin kontributet e shumë palëve, përfshirë EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës", tha ai më tej.