Kompanitë austriake, interes për të rritur investimet në Shqipëri
Banka Botërore në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë organizuan këto ditë në Vjenë (Austri), një takim mbi investimet në Ballkan, me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. gjatë të cilit kompani austriake shfaqën interes për të investuar në Shqipëri. Agjencia "Albinvest" në këtë takim prezantoi aktivitetin e kompanive austriake në Shqipëri. Në takim morën pjesë përfaqësues të kompanive austriake, një pjesë e të cilave kishin regjistruar filialet apo degët e tyre në Shqipëri dhe një pjesë tjetër kishte filluar dhe aktivitetin. Interesi që u shfaq për Shqipërinë, ishte shumë i madh, bënë të ditur burimet zyrtare të "Albinvest"-it.
Në Shqipëri punojnë një numër i konsiderueshëm kompanish austriake, si "DCM DECO metal Gmbh", që aktualisht ushtron aktivitet në Bulqizë dhe Elbasan, "Rogner" etj.
Përfaqësues të kompanive, si nga "Rogner" me dr. Klaus Ressmann, nga "Soravia" që punon në tregun e pasurive të paluajtshme, e përfaqësuar nga Mag. Thomas Zangler, "Reed exhibitions Messe Wien" e përfaqësuar nga mag. Vera Gastberger, "OeEB", e përfaqësuar nga mr. Oliver Walter, "Investment Finance Senior Manager, VaTECH, Finance", e përfaqësuar nga Areta Pilkauskaite etj. shprehën kënaqësinë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga strukturat shtetërore shqiptare për ecurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre në Shqipëri.
Tri kompani të huaja kërkojnë kolaudimin
Tri kompani të huaja janë parakualifikuar për fazën e dytë të koncesionit për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve, ndërsa tenderi përfundimtar mbi përzgjedhjen e kompanisë fituese pritet të zhvillohet më 18 dhjetor të këtij viti.
Burime zyrtare pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit bënë të ditur të mërkurën për ATSH-në se në fazën e parë, atë të parakualifikimit të ofertave, janë përzgjedhur tri kompani të huaja: kompania franceze "SAS Sakar", ajo gjermane "TUV Sud", si dhe kompania zvicerane "SGS". Sipas burimeve të mësipërme, kontrata e koncesionit do të bëhet deri në 20 vjet, ndërsa financimi i shërbimit do të bëhet nga tarifat për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve rrugore dhe rimorkiove.
Koncesioni për shërbimin e detyrueshëm të kontrollit teknik të automjeteve ka si objektiv kryesor përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj shtetasve dhe subjekteve shtetërore dhe private, rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë, zvogëlimin e ndotjes në mjedis, rritjen e eficencës së shërbimit, si dhe modernizmin e teknologjisë së shërbimit nëpërmjet vendosjes së standardeve teknologjike të larta në kontrollin e mjeteve.