E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaladze nga futbolli në politikë, zv/kryeministër i Gjeorgjisë

GJEORGJI - Kakha Kaladze, ylli i futbollit gjeorgjian, që ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Itali, është kthyer në vendin e tij, ku është prezantuar si zv/kryeministër në qeverinë e ardhshme.

I konsideruar si lojtari më i mirë në historinë e Gjeorgjisë, Kaladze i ka hyrë politikës, ashtu si sportistë të tjerë të njohur të ish-BRSS, siç është rasti në Ukrainë, i yllit të futbollit Andrey Shevçenko dhe kampionit të boksit WBC, Vitali Klitschko.

Dy herë fitues i Ligës së Kampionëve me Milanin, ku ai luajti për 10 sezone (2000-2010), Kakha Kaladze do të mbajë postin e ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe Infrastrukturës, duke pasur rangun e zv/kryeministrit në qeverinë e koalicionit të miliarderit Bidzina Ivanichvili, që fitoi zgjedhjet më 1 tetor.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›