E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e shfrytëzimit

Pasiguria

Minatorët ankohen se galeritë e kromit janë shumë të pasigurta. “Janë krijuar hapësira të mëdha të shfrytëzuara dhe nuk është çudi që një ditë t’i zënë njerëzit poshtë. Djemtë që punojnë në minierë janë çdo ditë të rrezikuar”, ankohen ata. Shfrytëzimi i minierave kërkon zbatimin e një sistemi të plotë rregullash të forta. Një inxhinier miniere i dalë prej vitesh në pension, na tregon se shfrytëzimi i mineralit në Kalimash bëhet në mënyrë krejt amatore. “Njerëzit shkojnë në thellësi duke ngarkuar thasët me krom për të fituar bukën e gojës, por ata duhet të ndërgjegjësohen për rrezikun”, tha inxhinieri.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›