Hapja e tunelit, shton kërkesën për krom
Interesi
Kërkesa e tregut ndërkombëtar për krom dhe veçanërisht hapja e Tunelit të autostradës, ka rritur dukshëm interesin për nxjerrjen e mineralit të kromit në Kalimash. Kanë qenë banorët që, të nisur edhe nga e drejta e pronës mbi tokën, u janë “sulur” stoqeve të dikurshme, e së fundmi edhe galerive të braktisura, duke nxjerrë me thasë dhe me karroca dore kromin. Brenda komunitetit veprojnë sipërmarrës të caktuar që u paguajnë minatorëve amatorë nga 25 mijë lekë në ditë, duke krijuar kështu sasi të mëdha të kromit që vlerësohet në miliona dollarë.
#