E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastron armën, vetëplagoset 58-vjeçari

Mamurras

Tenton të pastrojë pistoletën, vetëplagoset aksidentalisht një 58-vjeçar nga qyteti i Mamurrasit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, Asllan Neli, pronar i një punishteje duro-alumini, ka tentuar të pastronte një pistoletë tip TT që e mbante pa leje, por aksidentalisht është plagosur. Krismat e armës janë dëgjuar nga banorët e zonës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçarit. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Mamurrasit, e më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për trajtim më të specializuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›