Topi, prokurorisë:Hetoni me seriozitet ngjarjen
Gjirokastër- Mbështetje maksimale për banorët e mbijetuar pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër dhe thirrje drejtësisë për zbardhjen deri në fund të çështjes. Këtë ka deklaruar presidenti i Republikës, Bamir Topi pak ëm parë në Gjirokastër gjatë një takimi me banorët dhe më pas në një mbledhje në Prefekturë.
Ai është takuar me banorët që i shpëtuar për fat tragjedisë dhe u ka premtuar atyre mbështetje në këto ditë shumë të vështira. Ndërsa gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Gjirokastrës ka ofruar mbështetje maksimale të të gjitha strukturave shtetërore, në ndihmë të këtyre banorëve. Apeli më i fortë ka qenë për prokurorinë dhe gjykatën, e cila sipas Topit duhet ta zbardhë, ta hetojë dhe ta gjykojë këtë çështje, në kohën më të shkurtër me moral dhe profesionalizëm.
“Në këto çaste të rënda dua t’i inkurajoj banorët për ruajten e qetësisë dhe të gjitha strukturat që të japin suportin moral dhe material. I bëj apel prokurorisë dhe gjykatës që me këtë çështje të merren seriozisht, me moralin dhe profesionalizimin e duhur duke i siguruar se do të kenë monitorim shumë të rreptë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë”- tha Topi, duke e cilësuar ngjarjen e Gjirokastrës si unikale në llojin e vet.