E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pluhuri mbi parvaz mbyll festivalin

Vepra e fundit tetrale që mbyll festivalin e teatrit për të rinj, paraqitet sot para medias, në orën 11.00 në sallën e vogël të Teatri Kombëtar. Është “Pluhur mbi parvaz” i me autor Astrit Canin dhe regjisor Irvin Muçaj. Premiera është nesër në mbrëmje, në orën 19.00, në të njëjtën sallë tyë TK dhe rishfaqet më 16 nëntor.

Personazhi kryesor i dramës është Lensi i cili është kthyer pas gjashtë vjetësh në vendlindje, në një provincë. Ndërsa pret që me kthimin në shtëpi edhe problemet të mbarojnë, ndodh e kundërta. Duke përjetuar boshllëkun e vendit të tij, Lensi arrin më në fund,të vendosë për jetën e tij: “Që nga ky moment, duhet vetëm të kërcej, sepse të rilindësh është më e dhimbshme se të vdesësh.”

Në role interpretojnë aktorët Devis Muka, Julia Iliriani, Orion Halili dhe Marsela Lena.

Skenografia është realizuar nga Joni Kraja, muzika është e Heldi Krajës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›