E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piatti beson për fitore ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Valencias, Pablo Piatti beson se skuadra e tij mund të mposhtë Barcelonën në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Argjentinasi realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Levantes, në duelin e kthimit çerekfinal që siguroi përballjen me skuadrën e Pep Guardiolës, sfidë para së cilës atij nuk i mungon optimizmi.

“Nuk dyshoj se mund të mposhtim Barcelonën. Ekipi është i motivuar dhe mezi presim përballjen me ta. Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, por do të përdorim gjithë armatimin që kemi”, deklaroi Piatti për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›