E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilshere përfundon sezonin?

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka lënduar sërish nyjën e këmbës dhe mund të mungojë në vazhdim të këtij sezoni, kanë njoftuar mediat angleze të shtunën.

Po ashtu, dëmtimi i ri ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Euro 2012 me Kombëtaren e Anglisë.

“Kam pësuar një lëndim të ri në nyje dhe ende nuk e di se edhe për sa kohë do të qëndroj jashtë fushës. Jam i dëshpëruar, por do të mundohem të qëndroj i fortë”, shkroi Wilshere në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›