''Wikileaks'': Edward Snowden u dërgon kërkesa për azil politik 21 vendeve të botës
UASHINGTON- Ish-konsulenti i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden u ka dërguar kërkesa për azil politik 21 vendeve të Botës, ndër të cilat Rusisë, Islandës, Ekuadorit, Kubës, Venezuelës, Brazilit, Indisë, Kinës, Gjermanisë dhe Francës, njoftohej gjatë orëve të natës në faqen e internetit të ''Wikileaks''.
Këto kërkesa janë dërguar në emër të Snowden nga Sarah Harrison, punonjëse britanike e ''Wikileaks'', e cila e kishte shoqëruar atë më 23 qershor në udhëtimin e tij nga Hong Kongu drejt Moskës.
''Kërkesat i janë dorëzuar një zyrtari të konsullatës ruse të aeroportit moskovit Cheremetievo gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe në dokumente specifikohet rreziku për përndjekjen e Snowden në SHBA dhe konsullata ka nisur dërgimin e tyre në ambasadat e vendeve përkatëse në Moskë'', theksohej në komunikatën e postuar në faqen e internetit të ''Wikileaks''.
Kërkesa të tilla për llogari të Snowden u janë dërguar po ashtu Austrisë, Bolivisë, Finlandës, Italisë, Irlandës, Vendeve të Ulëta, Nikaraguas, Norvegjisë, Polonisë, Spanjës dhe Suedisë, sipas të njëjtit burim.
(e.m/ata/BalkanWeb)