E Diel, 1 Nëntor 2026

Pijanecët

Dy pijanecë po ecnin rrugës pasi kishin pirë gjithë natën dhe rastis që përballen me njëri-tjetrin aty në të zbardhur të mëngjesit. Pasi përshëndeten, i pari e pyet të dytin:
-Nuk më the, ku banoje ti?
-Hm... Nuk e di, askund më duket... Po ti ku banon?
-Unë, një kat më lart...

Parajsa

Krishti vendos të bëjë një kontroll në parajsë për të parë se si banorët e atjeshëm e kalonin kohën. Duke ecur sheh një plak që po rrinte i vetmuar dhe nuk po shijonte asgjë, ndërsa të tjerët hanin, këndonin, kërcenin e bënin qejf. Krishti mendoi me vete: “Ndoshta kështu e shijon parajsën ky njeri...”. Pas një jave, në kontrollin tjetër të tij, Jezusi sheh përsëri plakun e vetmuar dhe i thotë:
-Ti je në parajsë. Këtu mund të hash çfarë të duash, të këndosh, të shëtisësh, çfarë të të dojë zemra jote ta bësh pa frikë”.
Dhe plaku ia kthen:
-Atje në tokë, unë isha një shërbëtor dhe tërë kohës kam ëndërruar të takoj në parajsë djalin tim.
Jezusit i shpëtojnë lotët dhe duke e përqafuar plakun thërret:
-Baba...
Plaku gjithashtu thërret duke përqafuar Jezusin:
-Pinok...

11 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›