E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti, policia maqedonase arreston kreun e AK dega Shkup

TETOVË- Policia maqedonase ka arrestuar mesditën e sotme kreun e aleancës Kuq e Zi dega Shkup, Valon Kurtishi dhe aktivistë të aleancës gjatë manifestimeve për 99-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Tetovë.

Incidenti sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi ndodhi gjatë dekorimit me flamuj të qytetit të Tetovës, për festën e 28 nëntorit.

Aleacna Kuq e Zi i ka cilësuar veprimet e policisë maqedonase si tendencioze, për të ndalur festimet e shqiptarëve.

Me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishte parashikuar një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Manifestime gjithashtu do organizohen edhe në komunat e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Dibrës dhe vendbanime të tjera shqiptare në maqedoni.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›