Dos Santos, objektiv i Villarrealit

Sulmuesi i harruar i Tottenhamit, Giovani Dos Santos është objektiv i Villarealit, kanë njoftuar mediet spanjolle.
Meksikani nuk ka shkëlqyer pas transferimit në White Hart Lane nga Barcelona për 4.7 milionë funte në verën e vitit 2009 dhe ka luajtur vetëm 21 minuta në Premierligë në katër paraqitje si zëvendësues.
Menaxheri Harry Redknapp ka pranuar se Dos Santos do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit kurse Villarreali synon ta rikthejë 22 vjeçarin në La Liga. Skuadra spanjolle ka probleme të mëdha në sulm pas lëndimit të Giuseppe Rossit.