Arsenali, 20 milionë euro për Demba Ban

Arsene Wenger është i gatshëm të paraqesë ofertë prej 20 milionë eurosh për sulmuesin e Newcastle United, Demba Ba pas ardhjes së Papiss Cisses në St James Park.
Demba Ba ka treguar formë të shkëlqyeshme deri më tani gjatë këtij sezoni duke realizuar 15 gola në Premierligë por thuhet se në kontratën e tij me Newcastlen ka një dëmshpërblim që i mundëson të largohet nga klubi gjatë këtij janari.
Në ndërkohë, Newcastle transferoi të mërkurën Cissen nga Freiburg dhe Wenger beson se mund të joshë Ban t’i bashkohet Arsenalit.