Greqi, urdhri: Të riatdhesohen emigrantët ilegalë
ATHINE-"Të gjithë emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Greqi do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës - keshtu deklaroi ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Kristos Paputsis. Ai sqaroi se numri i madh i emigranteve te paligjshem duhet te largohet nga Greqia vullnetarisht, ose në mënyrë të detyruar.
“Vendi nuk ka mundesi te perballojë gjithë këtë numër të madh emigrantësh. Ne do donim t’i ndihmonim ata e të shpëtonim botën, por kjo është jashtë mundësive tona – është shprehur ministri. Sipas tij, të gjithë personat që kapen pa dokumenta, do të deportohen me detyrim ose do t’iu kërkohet ta bëjnë këtë vullnetarisht, Nëse ndodh kjo e fundit, personi do të sigurojë një subvencion nga shteti.
Natyrisht nga zbatimi i këtij vendimi preken edhe mjaft shqiptarë, të cilët kanë hyrë dhe jetojnë në mënyrë klandestine në Greqi. Sipas shifrave të fundit që ka publikuar ministria e rendit në Greqi për vitin 2010, janë 50 175 shqiptarë që kanë hyrë klandestinë.
Ndërkohë ministri grek i rendit sqaron se "ata që kanë leje pune dhe qëndrimi, kanë të drejtë të qëndrojnë.
(d.b/BalkanWeb)