Mazhoranca rrëzon dekretin e Topit për akcizat
26/04/2011 Kuvendi u mblodh dje në seancë plenare, ku u votuan dekretet e Presidentit
“Pullat fiskale nuk përbëjnë taksa me efekt të njëjtë me detyrimet doganore”
Me 73 votat e deputetëve të mazhorancës dhe një kundër të deputetit socialist Andis Harasani Kuvendi ka rrëzuar dje dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili ktheu në Kuvend ligjin “Për akcizat”. Në një seancë të jashtëzakonshme për shkak të angazhimit të tyre në fushatën për garën elektorale të 8 majit, deputetët u thirrën një ditë më parë nga Kryetarja e Kuvendit për të votuar katër dekretet e Presidentit. Përveç dy shkarkimeve të ministrave Basha dhe Nishani, deputetët votuan për emërimin e këtij të fundit në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes nga posti të kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha. Gjithashtu në rendin e ditës të seancës së djeshme ishte dhe votimi për dekretin e Presidentit Topi, i cili ia ktheu mbrapsht Kuvendit për shqyrtim ligjin e ndryshuar për pullat fiskale. Kreu i shtetit në argumentimin e dekretit të 12 prillit theksoi se ligji i ndryshuar shkelte një nen të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Por deputetët e mazhorancës e argumentuan dje se ligji jo vetëm përmbush çdo kërkesë të kësaj marrëveshjeje dhe nuk diskriminon prodhimin vendas, por ka qenë vetë Presidenti Bamir Topi që pak kohë më parë ka dekretuar pa asnjë kundërshtim ligjin për dhënien me koncesion të pullave fiskale. “Ndryshime në ligjin për akcizat vijnë si pasojë e hyrjes në fuqi të kontratës së koncesionit për prodhimin e shpërndarjen e pullave fiskale, e cila është dekretuar pa asnjë kontestim”, - u shpreh dje kreu i Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho në relacionin e tij mbi vendimin e këtij komisioni për të mos pranuar dekretin e Topit. “Pullat fiskale nuk përbëjnë taksa me efekt të njëjtë me detyrimet doganore. Në kujtim të nenit 33 të MSA-së, pasi ato vendosen si për prodhuesit, ashtu dhe për importuesit. Kostoja e tyre nuk është diskriminuese ndaj prodhimit vendas. Sepse ato u shiten me çmim të njëjtë si prodhuesve vendas, ashtu dhe importuesve. Bazuar në referencat e mësipërme, vihet re se legjislacioni i BE-së lejon përdorimin e pullave fiskale për të miradministruar vjeljen e akcizës”, - tha Spaho.
Dekreti i Topit
Në dekretin e 12 prillit kreu i shtetit theksoi se ligji për akcizat ndryshon tarifat e përcaktuara para hyrjes në fuqi të MSA-së, duke sjellë mosrespektimin e parimit të sistemit ekonomik të bazuar në ekonominë e tregut dhe diskriminimin e prodhimit vendas. Për këto arsye Topi në dekretin e tij kërkoi nga deputetët të bëjnë përmirësime të aktit ligjor gjatë rishqyrtimit nga Kuvendi.
Vendimi
“Ky ligj nuk sjell, pra, diskriminim të prodhimit vendas, pasi vendos në të njëjtat rregulla administrimi dhe të vjeljes së akcizës si për prodhimet vendase, ashtu dhe për ato të importit. Për këto arsye komisioni me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në mbledhje nuk e pranoi dekretin e datës 12.04. 2011 të Presidentit të Republikës për kthimin për shqyrtim të ligjit të ndryshuar për akcizat”, - tha Edmond Spaho.
Seanca e fundit
Seanca e djeshme mund të besohet se ishte dhe seanca e fundit plenare deri në përfundim të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kjo pasi deputetët gjatë këtyre ditëve janë të angazhuar me fushatën elektorale në zonat ku ata janë mandatuar. Në të njëjtën kohë deri më 8 maj qeveria do të vijojë punën pa ministër Kulture dhe Drejtësie.
Votimi në Kuvend
Nishani rikthehet në krye të Ministrisë së Brendshme
Bujar Nishani nga dje është zyrtarisht ministër i Brendshëm. Në një seancë pak më shumë se 20 minuta deputetët në Kuvend votuan katër dekretet e sjella nga Presidentit të Republikës. Nga këto tri prej tyre kishin të bënin me shkarkime dhe emërime ministrash. Me 73 vota “pro” dhe dy “kundër” u miratua dekreti i parë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga ministër i Brendshëm. Dy votat “kundër” i mori nga dy deputetët socialistë Arben Çuko dhe Andis Harasani. Ndërsa në emërimin e Bujar Nishanit si ministër i Brendshëm kishte sërish një votë “kundër” ndaj 73 “pro” të mazhorancës, konkretisht ajo e socialistit Andis Harasani, që u largua i fundit nga salla.
Grupi socialist nuk mori pjesë fare në votim dhe më pas braktisi sallën e Parlamentit, duke ia lënë të gjithë vendimmarrjen mazhorancës. Pas përfundimit të seancës ministri i ri i Brendshëm Bujar Nishani bëri betimin e tij përpara Presidentit të Republikës Bamir Topi. Në praninë e Presidentit Topi sekretarit të përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit të Presidentit, u zhvillua pasditen e djeshme në Presidencë ceremonia e betimit të ministrit të ri të Brendshëm Bujar Nishani. “Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit, Bujar Nishani bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi zotit Nishani suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme”, - thuhet në njoftimin e zyrës së Informacionit të Presidentit.