Pikëpyetjet e DJ Thompson
"Luhet ‘house‘ në Tiranë?! Marrin ndopak vesh nga moda këta qytetarët e vendit s‘di se ku?" Po t‘i dëgjoja vetë këto pyetje, sigurisht që nuk do të kisha arritur të përmbaja zemërimin për injorancën e një amerikani, francezi, apo pse jo dhe një italiani. Njerëz që kur na kanë përballë arrijnë edhe të shqiptojnë "uau, po ju qenkeni si ne", a thua se kemi një bisht që e lëmë pas, sa herë duhet të largohemi nga strofka jonë e shqiponjave. Fatmirësisht këto pyetje të çuditshme nuk i dëgjova, po i lexova në myspace, - një nga ato faqet e zakonshme të internetit, të mbushura plot me profile nga të gjitha ngjyrat - e vetmja gjë jo e zakonshme ishte se komenti bëhej nga Keith Thomson (emri pak të thotë pa i dëgjuar muzikën, ose të paktën "Break 4 Love"), një DJ dhe këngëtar që ka 20 vite (po aq sa dhe jeta e "house") që performon në gjithë vendet e botës, një nga të cilat i takoi të ishte edhe Tirana, fill pas Nju Jorkut dhe Lion (mjafton të verifikoni në www.keithompson.com). Dj Thomson mbërriti në Tiranë më 23 maj, një emocion që ai nuk ngurron ta përshkruajë në faqen e vet.
"Ditën që arrita, mësova se kishte humbur jetën në një aksident makine një person i shquar dhe njëkohësisht i dashur për ta. Ishte ditë zie. Edhe organizatorët ishin të prekur, pasi e njihnin personalisht atë, gjë që nuk mund të kalonte pa u ndjerë as gjatë mbrëmjes. "Loli pop" kishte një madhësi mesatare dhe ajo që binte në sy ishte një arredim i tipit Hed Kandi. Kishte tapet të kuq dhe fotografë që shoqëronin hyrjen e njerëzve të përzgjedhur e sigurisht të rëndësishëm. Një pamje e ngjashme ngado nëpër botë. Nuk e fsheh, kisha emocione. Pas sfilatës, para se të performoja, e bëra hapjen me një dedikim për personalitetin që kishte humbur jetën një ditë më parë. Nuk isha i sigurt nëse kjo gjë do të pritej mirë, apo nëse ishte tepër delikate për t‘u thënë në një klub, por arrita të ndieja prekjen e tyre dhe gjithçka që thashë më doli nga zemra".
Keith Thompson arriti t‘i kthente përgjigje vetes dhe miqve të tij, të çuditur që në një qytet të quajtur Tirana njerëzit ndiqnin modën dhe tundnin kokën njësoj si në çdo metropol perëndimor, kur luhet muzikë "house".
"Shqipëria do të ngjante me çdo vend të Lindjes, po të mos ndieje herë-herë në arkitekturë një prekje të energjisë mesdhetare. Ishte një vend në ndërtim, që dukej qartë se me zor priste të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian. Po ajo çka pati më shumë rëndësi ishin njerëzit ‘cool‘".