E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikëpyetjet që nuk zbardh raporti Teter

Mitat Tola: Nuk është një akt ekspertimi i një aksidenti rrugor, por një procesverbal këqyrjeje mjeti

Pikat e paqarta1. Në “raport” nuk vlerësohet vlera e përafërt e shpejtësisë së mjetit në raport me terrenin dhe me gjurmët e gjetura (të frenimit ose të stercimit) në këtë “aksident”.2. Në material përmendet fare shkarazi, se “…automjeti u rrotullua në tavanin e tij mbi shoferin…”, pa specifikuar se me çfarë pjese të kabinës u krye goditja, shtypja e viktimës dhe nëse u gjetën gjurmë të kufomës në mjet.3. Nuk është marrë në konsideratë si mundësi fakti se pozicioni i kufomës mund të mos jetë ai përfundimtari në raport me mjetin dhe me rrugën. Nuk flitet se në çfarë mënyre kanë përfunduar evidencat e përmendura në raport: “…arma e gjahut, shishja plastike, telefoni celular, një pjesë e copave të xhamit të stopit të pasmë, tri çantat dhe fragmente xhami…” dhe më e rëndësishmja, nuk është thënë asgjë për pozicionin vertikal, pothuaj “të relaksuar” të kufomës së shtetasit Kosta Trebicka. Pas leximit të “raportit” të ekspertit amerikan Kevin Teter, mund të shtrohet pyetja nëse ia vlente të pritej kaq kohë që kjo “këqyrje” të kryhej në këtë mënyrë nga një ekspert i huaj, pasi në thelb “raporti” është një “këqyrje mjeti” I shumëprituri raport, që do zbardhte misteret e vdekjes së Kosta Trebickës, në fakt ka shtuar edhe më shumë debatet mes ekspertëve shqiptarë, të cilët mendojnë se materiali i firmosur nga amerikani Kevin Teter, vetëm një ditë pas largimit të tij nga Shqipëria, ka shumë pikëpyetje. “Nuk është një “akt ekspertimi i një aksident rrugor”, por një “procesverbal këqyrjeje mjeti”. I këtij mendimi është Mitat Tola, ish-oficer karriere në policinë e qarkullimit rrugor dhe aktualisht një nga drejtuesit e Qendrës së Studimeve të Sigurisë Rrugore. Ai thotë në një intervistë ekskluzive për “Korrierin” se, nëse raporti “Teter” është i gjithi ai material që ka botuar shtypi, ai ka mjaft pjesë të paqarta dhe nuk shpjegon plotësisht dinamikën e atij që nga raporti është konsideruar si aksident rrugor.  -A jeni njohur me raportin e ekspertit amerikan Kevin Teter, sipas të cilit vdekja e Kosta Trebickës rezulton të jetë si pasojë e aksidentit automobilistik? Si ekspert me përvojë në qarkullimin rrugor, si e vlerësoni këtë raport dhe përfundimet e tij?“Jam njohur nëpërmjet botimit që iu bë në shtypin shqiptar me raportin e ekspertit nga SHBA-të, Kevin Teter, mbi “aksidentin” në të cilin humbi jetën shtetasi Kosta Trebicka. Ajo që unë kam konstatuar nga leximi i atij “raporti” që botoi shtypi, është se në thelb ai nuk është një “akt ekspertimi aksidenti rrugor” i modelit që kryhet tek ne dhe jo vetëm, por edhe në Itali, Greqi etj., për aksidentet rrugore me pasoja. Raporti i publikuar është në gjykimin tim është një “procesverbal këqyrjeje mjeti” për autoveturën fuoristradë “Nissan Patrol” me targa TR 8843 J. Vetëm në paragrafin e fundit të “raportit”, eksperti amerikan jep opinionin e tij mjaft shkurt për “dinamikën” e këtij aksidenti: “…pas një ekzaminimi të të gjitha evidencave që m’u treguan apo që i ekzaminova vetë, në këtë rast opinioni im është se automjeti i përfshirë në këtë ngjarje, si dhe shoferi po udhëtonin në rrugë në drejtim të veriut, duke dalë në një kthesë në anë të majtë, kur shoferi ka bërë një devijim të fortë në të majtë, e cila bëri që pesha e automjetit të kalonte menjëherë në krahun e djathtë të përparmë. Si rezultat i këtij manovrimi të menjëhershëm dhe të kalimit të peshës djathtas para, automjeti u rrotullua në krahun e djathtë, duke thyer xhamin e derës së pasagjerit dhe duke hedhur shoferin në tokë nga zona e hapur e tavanit. Ndërkohë, automjeti u rrotullua në tavanin e tij mbi shoferin, u kthye mbi rrota dhe u ngul pingul me rrugën. Si rezultat i pjerrësisë së rrugës në drejtim të lindjes, automjeti eci mbrapsht, siç tregohet nga shenjat e gomave që shkojnë nga rruga deri në pozicionin final të qëndrimit të automjetit…”. Nëse eksperti amerikan ka dorëzuar pikërisht vetëm këtë “raport” pranë Prokurorisë Shqiptare, mendoj se akoma mbeten të pasqaruar mjaft elemente të këtij “aksidenti rrugor”. Në “raport” nuk vlerësohet vlera e përafërt e shpejtësisë së mjetit në raport me terrenin dhe me gjurmët e gjetura (të frenimit ose të stercimit) në këtë “aksident”. Në material përmendet fare shkarazi se “…automjeti u rrotullua në tavanin e tij mbi shoferin…”, pa specifikuar se me çfarë pjese të kabinës u krye goditja, shtypja e viktimës dhe nëse u gjetën gjurmë të kufomës në mjet. Funksionarë të Policisë së Shtetit ditët e para u shprehën edhe në media, se në trupin e viktimës Kosta Trebicka, në pjesën e kokës u evidentuan mbetje të kuqe si e bojës së mjetit. Në raport eksperti amerikan nuk e ka pasqyruar dhe nuk i është referuar këtij fakti. Nuk e di saktësisht, por mendoj se nga pikëpamja procedurale është për t’u vlerësuar edhe qëndrimi dhe vlerësimi i grupit të ekspertëve shqiptarë të thirrur nga Prokuroria e Përgjithshme për të dhënë gjykimin e tyre në një akt ekspertimi, ku duhen sqaruar patjetër mjaft detaje të dinamikës së aksidentit rrugo,r që në fakt mungojnë në “raportin” e ekspertit amerikan”.-Cilat janë problemet kryesore që mendoni se ka ky raport? “Më duhet të saktësoj, për të qenë korrekt, se nuk mund të jem unë ai që mund të merret me problemet që mund të ketë ky raport i hartuar nga Kevin J. Teter në datën 23 shtator 2008 në SHBA. I takon organit të prokurorisë të kryejë vlerësimin e raportit të hartuar së bashku me tërësinë e akteve, për të arritur në një konkluzion të saktë dhe objektiv. Por, sikurse theksova më sipër, mendoj se ky “raport” (për pjesën që është botuar në shtyp), duket që nuk është një akt ekspertimi i mirëfilltë, por një k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›