E Diel, 1 Nëntor 2026

Piktori Sulaj: "Krijimet e mia jane shqiptare"

Anisa Ymeri
Ne hapesire e ngjyre, ajo cka gjendet ne tablote dhe karikaturat e piktorit shqiptar, Agim Sulaj, eshte Shqiperia, dhe pse ai jeton prej vitesh ne Itali. Portike, det, drure e femije, eshte gjithcka shqiptare. Pas nje suksesi nderkombetar, ku eshte vleresuar ne shume bienale nderkombetare te karikatures me cmime te para, Sulaj vjen me nje ekspozite ne Galerine Kombetare te Arteve. E ka pagezuar "Enderrimtari" kete ekspozite personale, dhe rrefen se "Eshte kenaqesi e rralle qe e ndjen vetem ai qe ekspozon punimet ne vendin e tij. Ndodh sepse ndjen ngrohtesine e tokes tende". Ndersa sa i takon puneve te ekspozites se tij, ai tregon: "Nese i hedh nje sy ekspozites sime, ndonese une jetoj ne Itali, nuk i referohem asnjehere pamjeve te bukura te qyteteve italiane. Nuk i referohem as Venecias, as Sardenjes e as Milanos dhe bukurive te tyre te pa mata, por tokes sone. Une e kam mendjen ketu! Kjo duket edhe te keta femije, qe jane mbi copa druri apo qe luajne me flluskat e sapunit". Ekspozita e celur mbremjen e djeshme ne Galerine Kombetare do te qendroje e hapur disa dite per vizitoret.
C'provon nje artist kur vjen ne vendin e tij me nje ekspozite personale pas nje suksesi nderkombetar?
Eshte kenaqesi e rralle, te cilen e ndjen vetem ai qe i ekspozon punimet e tij. Ndodh sepse ndjen menyren e vecante te shqiptareve qe komunikojne me vepren tende, ndjen ngrohtesine e tokes tende. Provon ate ndjesine qe te duket sikur i ke shpatullat e mbrojtura dhe takon miq, shoke. Keto ne kompleks jane sensacione, te cilat te ndihmojne edhe me tej ne krijimtarine e metejshme. Por, ajo cka dua te theksoj dhe qe ndjej ta them eshte se, nese i hedh nje sy ekspozites sime, ndonese une jetoj ne Itali, nuk i referohem asnjehere pamjeve te bukura te qyteteve italiane. Nuk i referohem as Venecias, as Sardenjes e as Milanos dhe bukurive te tyre te pa mata, por tokes sone. Une e kam mendjen ketu! Kjo duket edhe te keta femije qe jane mbi copa druri apo qe luajne me flluskat e sapunit. Ne fund te fundit, jane te gjitha imazhe te fiksuara, sic ka thene Emanuela Benedeti, nje gazetare italiane per mua qe mbart me vete femijerine time dhe e percjell ate ne shume ekspozita, te cilat i kam hapur ngado. Femijeria udheton me mua dhe kjo eshte karakteristike e tablove te mia ne vaj.
A nuk mendoni se percjellja e ketyre copave te Shqiperise ju ben te jeni me i pelqyeshem dhe ben ndryshimin me te tjeret atje ku vijoni aktivitetin tuaj?
Po ky eshte nje fakt realisht, pasi une kur u prezantova edhe ne Galerine "Formi", ne te cilen publikoj veprat e mia dhe te cilat me kurojne vazhdimisht ne aspekt. Dhe titullari i galerise, vite me pare, me tha se mund ta trajtoj shume mire femijerine, pasi ti di t'i pikturosh shume mire femijet, dhe ne na mungon ne artin tone femija. Ndaj edhe me keshilloi qe t'i hyja kesaj rruge, pasi do te ishte karakteristika ime. Eshte poezia e femijes ajo qe e ben te vecante. Ne fillim me dukej si dicka e veshtire dhe monotone qe une te merresha perhere me femijen, po ajo qe ndodh eshte se kur hyn ne kete bote gjen se ke shume per te dhene.
Ekspozita e ka ndjeshem pranine e tablove te femijeve, mendoni te merreni gjate me ta?
Ka vertet shume tablo femijesh ketu, por secili prej tyre eshte personalitet ne llojin e tij. Ai jeton dhe genjehet nga flluskat e sapunit, sic jetojme e genjehemi te gjithe ne nga flluskat tona, ndonese jemi te rritur. Ndoshta eshte edhe pershkrim i nje psikologjie me te madhe per te thene se endrra e femijes eshte nje enderr me e madhe, eshte edhe endrra jone, ajo qe e mbartim me vete perhere. Ndaj edhe kam zgjedhur qe titulli i kesaj ekspozite te jete pikerisht "Enderrimtari".
Pse te mos e prekim pak edhe simboliken e "Enderrimtarit"...
Po eshte titulli i tablose dhe une e perfshiva me kete emer te gjithe ekspoziten, duke dashur ta quaj pikerisht "Enderrimtari". Ajo cka do te shohe publiku eshte se ne kete tablo nuk ka "asgje te bukur". Bukuria eshte vetem poezie e kesaj kitare, jane keto zhurma dhe nota muzikore qe e nxjerrin ata femije me corape te grisura. Jane pikerisht keto nota qe e bejne ate te fluturoje per te dale nga realiteti. Dhe mesazhi i artit ky eshte, qe kush me muzike e kush me penel a shkrim, jo vetem qe dalin vet nga realiteti, por sjellin edhe realitetin e enderruar per publikun. Jane baze dhe fantazise dhe iluzionit tim, qe kane qene telajo te bardha dhe te mbushura.
Eshte e rastesishme tabloja e Ali Pashe Tepelenes perkrah "Enderrimtarit"?
Jo sigurisht qe nuk eshte e rastesishme. Pasi une e kam futur kete tablo te pagezuar "Enderrimtari" prej se ciles mori titullin edhe ekspozita ne mes te portretit te Ali Pashe Tepelenes dhe nje imazhi, pikture te vjeter te Vlores. Aty eshte e vjetra Vlore!
Perpos piktures, jeni njohur nderkombetarisht per karikaturat tuaja...
Po le te themi qe piktura dhe karikatura jane dy shtyllat e mia, me te cilat mbahem. Kenaqesia qe me ka dhene karikatura eshte shume e madhe. Une ika nga Shqiperia me nje laps kinez me gome te kuqe dhe karikatura me dha nje tjeter laps, ate qe mban emrin tim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›