E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Udhetimi drejt gruas" sjell Fallacin ne Tirane

Mbremja e sotme i eshte rezervuar shfaqjes "Udhetim drejt gruas", bazuar ne romanin "Leter femijes se pa lindur kurre", i gazetares Oriana Fallaci, duke sjelle nje pjesez te saj ne Tirane. Nen regjine e Alfred Trebickes dhe interpretim te aktoreve Violeta Banushi, Eriona Kakeli dhe Anisa Dervishi, shfaqja eshte konceptuar edhe si nje homazh per Fallacin, duke vleresuar dimensionin e saj si gazetare dhe shkrimtare. Jo me kot premiera e kesaj shfaqjeje shenohet sot ne mbremje ne sallen "Black Box" te Akademise se Arteve, ne diten boterore te gruas. Trebicka shprehet se "do te jete nje performance narrative, nje forme shume e levruara e teatrit kontemporan per te percjelle ate mesazh universal social dhe psikologjik qe gjendet ne kete roman, qe ne titull eshte intrigues jo vetem per nje lexues te thjeshte, por edhe per nje artist". Shfaqja pritet te mos mbetet vetem ne mesazhet qe do te percjelle ne nje nate. Trebicka shprehet se "do mundohemi qe pas performances se pare, ta kthejme ne nje shfaqje dialoguese me publikun, i cili te mund te jape mendimet e tij pas shfaqjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›